Vaj Borziloku

Gjëndja: 100 Në magazinë

Special Price 800 lekë
Borziloku si bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha, me gjethe të vogla e me erë të këndshme, që mbillet në saksi ose në oborret e shtëpive për zbukurim dhe aromën e mirë njihet ndërkombëtarisht me termin s...

Borziloku si bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha, me gjethe të vogla e me erë të këndshme, që mbillet në saksi ose në oborret e shtëpive për zbukurim dhe aromën e mirë njihet ndërkombëtarisht me termin shkencor “Ocimum basificum”. Në Evropë njihet si barishte mbretërore. Pjesët që i përdoren kësaj bime në mjekësi janë gjethet, lulet dhe farat. Ai është përmendur në Kuran në ajetin “...do të ketë prehje, erë borziloku dhe dhunti të Xhenetit.” Shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë me bimë barishtore të mërsinës, për shkak të ngjashmërisë ndërmjet aromave të tyre, porse ato i përkasin dy familjeve të ndryshme bimore që kanë përdorim gjithashtu të ndryshëm nga njëra-tjetra. Vaji i borzilokut është substancë e lëngshme me ngjyrë të bardhë në të verdhë aromatike me erë të veçntë që përmban Ocimene dhe acid rozmarinik, i cili është një ndër antioksidantët më të njohur, krahas përmbajteve të tjera të rëndsishme si: estragol, timol, eugenol, limonenë, cineole, acid oleonolik dhe acid ursolik. Efektet dhe ndikimet: Përdorimi i jashtëm: 1. Ofron për trupin e njeriut freski, rehati dhe çlodhje kur përdoret si vaj masazhi ose si aromatizues ambienti; në një banjë të ngrohur, duke i spërkatur disa pika, ose duke i djegur në një aparat të posaçëm për djegien e preparateve vajorë dhe aromatizues për ambientin. 2. Ndihmon në rastet kur haset vështirësi në tretjen e ushqimit apo fryrjes së barkut, duke u përzier me ndonjë vaj tjetër të përshtatshëm dhe masazhohet butësisht me lëvizje rrethore regjioni që referon dhimbje. 3. Përdoret për trajtimin e mavijosjeve, dhimbjet e kyçeve dhe sëmundjet e lëkurës, në mënyrë të veçantë pjesën e skalit të kokës të infektuar nga këpurdhat apo siç njihet ndryshe me emrin qere. 4. Përdoret për mjekimin e piorresë (qelbëzimit të mishrave të dhëmbëve) dhe puçrrave të gojës. 5. Përdoret për mjekimin e puçrrave të moshës, lezet, lythat, puprritë, ndihmon në mbylljen e plagëve më vete ose dhe i përzierë me vajin e kokrrave të Hejlit, si dhe parandalon rënien e flokëve. 6. Përveç rolit si aromatizues ambienti për veçorinë e tij kundërmuese ai largon gjithashtu mushkonjat dhe insektet fluturuese, megjithëse disa pika prej këtij vaji mund të hidhen ndërmjet rrobave të palosura ose në qoshe e krevatit. Përdorimi i brendshëm: 1. Zhvillon oreksin dhe përmirëson tretjen. Vepron kundër spazmave dhe kontraktimeve si dhe largon gazrat. Këto efekte arrihen kur ky vaj i shtohet pijeve dhe gatimeve të ndryshme në gjellë apo sallata. 2. Në mjekësinë kineze përdoret gjerësisht për problemet e veshkave dhe si bar diuretik. 3. Në mjekësinë indiane përdoret për kurimin e diarresë kronike dhe dizanterisë. 4. Përdoret për trajtimin e rasteve me astmë, kollë dhe trakeitis (inflamacionin e trakesë): përdoret për lyerje nga jashtë, duke e përzier me vajin e bajames dhe për përdorim të brendshëm duke e përzier me mjaltë. Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml. Ruhet në temperaturën 15° C Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

Bëni një Vlerësimi