Vaj Qepe

Gjëndja: 100 Në magazinë

Special Price 800 lekë
Vaji i qepës ka erë dhe aromë të vëçantë. Ai është një preparat 100 % natyral i cili nxirret nga shtrydhja e farave të qepës dhe bimës së qepës në gjendje të ftohtë, për të mos pësuar ndryshime...

Vaji i qepës ka erë dhe aromë të vëçantë. Ai është një preparat 100 % natyral i cili nxirret nga shtrydhja e farave të qepës dhe bimës së qepës në gjendje të ftohtë, për të mos pësuar ndryshime në strukturën kimike dhe për të siguruar efektshmëri maksimale në përdorimin mjekësor. Është zgjedhur shtrydhja e farave të qepës bashkë me qepën për shkak të pranisë së shumë substancave të dobishme tek farat dhe një pjese tjetër tek vaji eterik (shumë i avulleshëm) i qepës, me qëllim për të dhënë një vaj sa më efikas që t’i përfshijë të gjithë përbërësit e dobishëm. Përbërja: - Është vaj eterik me përmbajtje organike sulfurore. - Përmban glikocide më të rëndësishmet selarin a dhe selarin b. - Përmban substancën glukonin e cila është e ngjashme me insulinën dhe ka të njëjtin efekt mbi nivelin e sheqerit në gjak. - Përmban minerale dhe kripëra si sodium, potasium, kalcium, fosfor dhe një grup vitaminash si vitamin A dhe vitamin C. Dobitë dhe përdorimet: 1. Përdoret për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës: - Infektimet dhe acarimet e lëkurës që vijnë si pasojë e kancerit të lëkurës: vaji i qepës përdoret në këtë rast i përzier në raportet 1:1 me vajin e gjetheve të ullirit, vajin e susamit dhe vajine rrepkës. - Në trajtimin e të thatit dhe çibanëve: Vaji i qepës përzihet me vajin e ullirit dhe ngrohet pak. Pasi lyhet me to vendi, ai fashohet dhe pastrohet çdo ditë deri sa të dalë i tërë qelbi. Pas kësaj faze përdoret vaji i kaktusit bashkë me vajin e farës së zezë për t’u mbushur vendi i të thatit me tul. - Në trajtimin e lezeve, lythave: Përzihet vaji i qepës me pak uthull dhe lyhet vendi për disa ditë deri në shkuljen e lythave. - Për trajtimin e puçrrave të pubertetit: Vaji i qepës përzihet me vajin e xhoxhobas dhe vajin e Hejlit në sasi të barabarta prej secilit dhe lyhet vendi i puçrrave çdo ditë. - Për trajtimin e ekzemave: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e lisënit, vajin e hojeve të bletës dhe të farës së zezë dhe lyhet regjioni i ekzemës çdo ditë para gjumit. - Për trajtimin e plagëve të qelbëzuara: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e gjetheve të ullirit me susam dhe të hojeve të bletës me farën e zezë dhe lyhet vendi. - Për trajtimin e rënies së flokëve: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e Hilbes dhe vajin e gjetheve të ullirit me farat e rrushit dhe fërkohet me të lëkura e kokës dy herë në javë. - Për zhdukjen e morrave dhe thërrijave: Përgatitet një përzierje e vajit të qepës me vajin e majdanozit dhe vajine susamit dhe lyhet me të koka ose lëkura e saj, minimalisht 2 orë përpara larjes. 2. Vaji i qepës përmban antibiotikë të fuqishëm sidomos kundra mikrobeve të turbekulozit, sifilizit dhe gonorrhesë. Është për përdorim të brendshëm në mjekimin e kollës së mirë dhe imflamacionit të mushkërive, si dhe ka përdorim të jashtëm, duke lyer me të pjesën e kraharorit. 3. Normalizon përqindjen e sheqerit në gjak për shkak se përmban substancën glukonin e ngjashme me insulinën dhe që ka po të njëjtin efekt mbi përqendrimin e sheqerit në gjak. 4. Për energji dhe gjallëri: Marrja e një luge vaj qepe, e përzier me vaj rrepke dhe vaj të farave të grurit dhe vajin e lakërores në raporte të barabarta çdo ditë ofron ndjesinë e të qenit aktiv, i gjallëruar dhe plot energji. 5. Përdoret në rastet e sterilitetit dhe për forcë riprodhuese gjenitale: Përdoret një përzierje e vajit të qepës me vajin rrepkës e përzierë me një sasi të njëjtë mjalti, çdo ditë nga një lugë. 6. Për trajtimin e reumatizmës përdoret për lyerje një përzierje e vajit të qepës me vajin e rrepkës dhe të dafinës. 7. Për dhimbjen e kokës dhe migrenë: lyhet balli dhe tëmthat me përzierjen e vajit të qepës me vajin e mërsinës dhe të kanellës. Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml. Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Bëni një Vlerësimi